Veprimtari Sali Bislimi poston fotografi nga aktivitetet në Parlamentin Evropian
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndarë disa fotografi të angazhimit të tij në kohë të ndryshme në Parlamentin Evropian.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në të gjitha kohërat lobimi i tij ishte për Kosovën, UÇK-në dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Në të gjitha kohërat për Kosovën! Takimet në Parlamentin Evropian me ish-presidentet e liberalëve Demokrat Evropian «ALDE» Sir Graham Watson dhe Hans Van Baalen, co-presidentin aktual z. Ilhan Kyuchyuk, dhe shefin e politikës së jashtme të grupit liberal demokrat që na shërben edhe me kafe në Parlamentin Evropian Rune Glasberg! Në të gjitha këto takime kam ngritur zanin drejtësi për Kosovën, UÇK, dhe presidentin e kidnapuar nga padrejtësia ndërkombetare Hashim Thaçi”, ka shkruar Sali Bislimi.