Veprimtari Sali Bislimi rezolutën për Specialen e dërgon në qeverinë zvicerane (dokument)

28 shtator 2023 | 18:05

Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, njëherësh edhe drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern të Zvicrës, Sali Bislimi, ka arritur të mbledh 30 nënshkrime të deputetëve zviceranë nga të gjitha partitë politike për rezolutën e paraqitur për Gjykatën Speciale, për të cilën ai ngre dyshime.

Rezoluta e iniciuar nga “Zëri Perëndimor i Kosovës” i është dorëzuar sot qeverisë zvicerane, nga e cila kërkohet kujdes për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë për gati tri vjet, shkruan “Epoka e re”.

“Zëri Perëndimor i Kosovës” përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se Bislimi përmes kësaj rezolute kërkon që të ketë respektim të procedurave gjyqësore dhe një gjykim të drejtë në nivel ndërkombëtar.

No description available.

Në rezolutë theksohet se çlirimtarët e Kosovës, pavarësia e të cilëve de fakto dhe de jure u njoh menjëherë nga Zvicra, po përballen me një procedurë të rëndë penale.

No description available.

“Në veçanti, ish-presidenti Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Procedura i ngjan një nyje të vërtetë gordiane, pasi që në këtë fazë duket se ndikimet e jashtme politike kundër ish-presidentit Thaçi po ndërhyjnë në mbajtjen e një gjykimi të drejtë. Duket qartë se hetimi i kryer nga drejtësia ndërkombëtare kundër tij sugjeron në mënyrë të arsyeshme një paragjykim dhe vë në masë të madhe në pikëpyetje vërtetësinë e fakteve me të cilat ai akuzohet”, theksohet në rezolutën, e cila tashmë ka hyrë në objektin e parlamentit të Zvicrës.

No description available.

Sali Bislimi thotë se kjo është një rezolutë, simbol i shpresës në të vërtetën juridike dhe morale!

Nënshkruesit e rezolutës janë: Gerhard Pfister – kryetar i Partisë së Qendrës « Die mitte /Le Centre »; nënkryetari, senator i kësaj partie Charles Juillard; Philippe Nantermod nënkryetar i partisë liberale radikale FDP/PLR.

Deputetët nënshkrues: Michel Matter, Jean Pierre Grin, Weber Celine Fabien Fivaz, Jacqueline de Quattro, Alfred Heer, Michael Buffat, Elisabeth Schneider-Schneiter, Daniel Ruch, Pierre Andre-Page, Christine Bulliard, Manfred Buhler, Pierre Alain Fridez, Olivier Français, Maitre Vincent, Alexandre Berthoud, Thomas Brunner, Pointet François, Christa Markëalder, Léo Muller, Irène Kalin, Heinz Siegenthaler, Mettler Melanie, Zopfi Mathias, Mathilde Crevoisier Crelier, Andreas Meier, dhe Patricia von Falkenstein.

No description available.

Sali Bislimi është një veprimtar i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ka lindur në Topillë të Shtimes, por kontributi i tij për shtetin e Kosovës është i madh. Ai në mënyra të ndryshme nga Zvicra ka ndihmuar Kosovën. Ai nga Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet është nderuar me dekoratën “Ambasador i Paqes”. Gjithashtu, Sali Bislimi nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me “Urdhrin e Pavarësisë”. Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet…