Veprimtari Sali Bislimi: Ritmi maratonik në vazhdimin e paraburgimit të presidentit Thaçi, i padrejtë

05 maj 2024 | 16:40

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka shkruar një shkrim për Gjykatën Speciale.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Gjykata Speciale zhvillon imagjinatën mbi të cilën është krijuar dhe jo drejtësinë.

“Ritmi maratonik në vazhdimin e paraburgimit të presidentit Thaçi është i padrejtë. Mbajtja e gjatë në paraburgim është sinonim i një dënimi të maskuar, me këto dukuri gjykata humb kredibilitetin dhe paanshmërinë. Kosova duhet të ngritët dhe të afirmohet”, ka shkruar ai.

Sali Bislimi thotë se ish-presidenti Thaçi meriton mbrojtjen në liri me garancitë e duhura sipas neneve 67.1 dhe 60.4 të statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Zonja dhe zotërinj, gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të mbrojtjes, mbani në mend se të drejtat themelore të çdo të akuzuari në një proces penal duhet të shmangin zgjatjen e tepruar të paraburgimit, me këtë po dëshmoni se po bëni politikë dhe jo drejtësi, apo bëni këtë se jeni në ndonjë presion të jashtëm politik. Populli liridashës pret kthimin e tij në Atdhe!”, ka shkruar veprimtari Bislimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sanije Krasniqi emërohet në rolin e ekspertes në programin e…