Veprimtari Sali Bislimi sensibilizon padrejtësitë ndaj ish-presidentit Thaçi
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar ish-ambasadorin e Zvicrës në Izrael, Turqi dhe Serbi.
Ai ka treguar përmes një postimi në “Facebook” se gjatë këtij takimi ka ngritur si shqetësim procesin e stërzgjatur për ish presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
“Një drekë me presidentin e qendrës së neutralitetit Zvicran të sapo formuar z. Jean-Daniel Ruch.
Ish-ambasador i Zvicrës në Izrael, Turqi dhe Serbi. I njohur në Hagë në kohën e Carla del Pontes, ngrita shumë shqetësime për procesin e stërzgjatur për presidentin Thaçi, i cili padrejtësisht mbahet në Hagë. Specialja është një shtëpi 3 katëshe, me përdhesë që merret me thashetheme, katin e dytë me politikë dhe të tretin me perceptim të ideologjisë. Bisedat miqësore të larmishme begatuan mesditën tonë”, ka shkruar Bislimi.