Veprimtari Sali Bislimi takon kryetarin e Partisë Liberal-Radikale të Zvicrës
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar kryetarin e Partisë Liberal-Radikale të Zvicrës PLR/FDP, njëherësh senator në Dhomën e Lartë Federative, Thierry Burkart.
Bislimi përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se me kënaqësi priti propozimin e tij që në sesionin vjeshtor në parlamentin zvicran të pret në vizitë kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza.
“Ishte kënaqësi ta takoj sonte kryetarin e Partisë Liberal-Radikale të Zvicrës PLR/FDP dhe senator në Dhomën e Lartë Federative mikun tim z. Thierry Burkart. Më 1 gusht ishte në Kosovë me gjeneralin e Ushtrisë Zvicerane për t’i vizituar trupat ushtarake atje, që ishte një vizitë mjaftë mbresëlënëse. Me kënaqësi priti propozimin tim që në sesionin vjeshtor në parlamentin zviceran të pret në vizitë miqësore kandidatin nga PDK për kryeministër të Kosovës z. Bedri Hamza”, ka shkruar Bislimi.