Veprimtari Sali Bislimi takon liberal-demokratin Sir Graham Watson: Specialja, politike
Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari Sali Bislimi ka takuar në Milano të Italisë, ka takuar ish-kryetarin e Aleancës liberaldemokratike të Evropës, shumë vite deputet i Parlamentit Evropian dhe ish-kryetar i komisionit për drejtësi në PE, Graham Watson.
“Gjykata Speciale kundër presidentit Thaçi është thjesht politike! Nder dhe kënaqësi të ndaj disa momente të shkëlqyera në Milano të Italisë me njeriun e madh të politikës Evropiane, ish kryetar i Aleancës liberal-demokratike të Evropës shumë vite deputet i Parlamentit Evropian, ishte edhe kryetar i komisionit për drejtësi në PE z, Graham Watson. Duke biseduar gjitha çështjet që lidhen me Evropën dhe Kosovën në procese integruese, me thotë këtu politika evropiane duhet të jetë e bashkuar dhe jo me standarde të dyfishta për dikën nanë dhe dikën njerkë siç thuhet tek ne. Me modelin që ka sot Evropa nuk funksion drejt demokracia, Evropa duhet të bëhet Federale ku e drejta e shumicës vendos si e vetmja mundësi për të marrë forcën krahas sfidave që kemi në raport me kontinentet tjera. Si e sheh gjykimin që kemi në Hage kundër presidentit Thaçi dhe të tjerët, ku viktima gjykohet dhe agresori serb anashkalohet. Kjo për mua është thjesht politike dhe gjërat duhet të ndryshojnë, për këtë na duhet bashkim në vlerat e liberaldemokracisë për t’i konfrontuar ekstremet djathtiste të cilat do të pengojnë aderimin e vendeve tjera në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.