Veprimtari Sali Bislimi takon ministrin e Shëndetësisë për kantonin e Gjenevës, temë diskutimi Kosova
Veprimtari, drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me ministrin e Shëndetësisë dhe Mobilitetit në kantonin e Gjenevës, Pierre Maudet.
Bislimi ka bërë me dije se me Maudet ka biseduar për raportet Kosovë-Zvicër dhe sektorin e shëndetësisë.
“E ftova që ta viziton Prishtinën dhe Lezhën për t’i parë nga afër spitalet publike që janë në gjendjen e mjerë, ku pacientët marrin mbulojën dhe shtrojën nga shtëpia për t’u kuruar në spital. Zvicra shumë herë ndihmat e tilla humanitare i dërgon në kontinentin afrikan, do të ishte mirë që në të ardhmen të shohin në mënyrë humanitare edhe vendin tonë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve spitalore që janë jashtë parametrave Evropian. Kam parë edhe nga afër gjendjen edhe te spitalet në veriun e Shqipërisë që meritojnë përkrahjen e vendeve të zhvilluara evropiane, sidomos Zvicra ku mund të japë një kontribut të veçantë në këtë drejtim”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.