Veprimtari Sali Bislimi takon presidentin e Zvicrës (foto)
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, i cili vazhdimisht ka dhënë kontribut për Kosovën, ka takuar të enjten presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.
Ai përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar për këtë takim dhe për bisedën që ka pasur me presidentin zviceran.
“Sot pata kënaqësinë dhe nderin që të takohem në Pallatin Federal me presidentin e Zvicrës, z. Guy Parmelin, bashkëshorten e tij Carolinen dhe parlamentarin, mikun tim të nderuar z. Jean-Pierre Grin. Bëra një rezyme për gjendjen në Kosovë, përafrimin e dy vendeve tona, integrimin dhe vlerat perëndimore të vendit tonë. Kërkova që Zvicra të garantojë sigurinë e presidentit Thaçi në rast të lirimit të tij me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë”, ka thënë Bislimi.