Veprimtari Sali Bislimi takon senatorin e Dhomës së Lartë Federative të Bernit, Werner Salzmann
“Mbështes përpjekjet e juaja pa rezervë për drejtësi të paanshme të presidentit Thaçi në Gjykatën e Hagës”, i thotë Salzmann, Bislimit.
Veprimtari dhe drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është ftuar në drekë nga senatori i Dhomës së Lartë Federative nga kantoni Bern i partisë SVP/UDC koloneli i ushtrisë, Werner Salzmann, më i votuari në zgjedhjet e fundit.
Bislimi ka shkruar në “Facebook” për këtë takim, duke theksuar se ka marrë mbështetje për drejtësi të paanshme të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën e Hagës.
“Mbështes përpjekjet e juaja pa rezervë për drejtësi të paanshme të presidentit Thaçi në Gjykatën e Hagës, edhe interpelancën e Reto Nause drejtuar qeverisë zvicerane. Një bashkëbisedim miqësor ku biseduam të gjitha çështjet politike në vend edhe për politikat e jashtme të Zvicrës në raport me Kosovën. Unë kam përjetuar tmerrin kur isha ushtar i Jugosllavisë kriminale, kur vetëm pse një natë isha duke dëgjuar lajmet e radio Tiranës kapiteni i dehur serb me kërcënoi me vrasje dhe hedhje nga dritarja nëse edhe një herë me ndodh duke me sekuestruar edhe transistorin. Ne shqiptarët kemi synim bashkimin e kombit në demokracinë evropiane si e vetmja mundësi për t’i evituar padrejtësitë ndaj nesh. Patriotët e vendit tim serbo-sllavia i dërgonte në ujdhesën e Goli Otok jo për turizëm por për t’i mbyllur sepse atje kishte një burg fatkeq, e njëjta gjë tash po ndodh me të njëjtat politika anti-shqiptare kjo në detin e veriut në Hagë.
Me miq bëhet madhështia! Rroftë Zvicra, vendi me një popull të bekuar dhe kombi shqiptar më i vuajturi në Evropë!”, ka shkruar Bislimi.