Veprimtari Sali Bislimi themelon kompani juridike në dy qytete të Zvicrës
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, i cili në vazhdimësi ka dhënë kontribut për Kosovën, ka themeluar kompaninë juridike “First-Consulting.Ch” në dy qendra në këtë shtet, në Bern dhe Delémont.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këto dy qendra do të jenë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve dhe Kosovës në Zvicër.
Ai ka thënë se së shpejti do të bëhen publike informatat e kontaktit të kompanisë juridike.
Postimi i plotë i tij:
Miqë dhe familjarë të dashur,
Sa për info sot kam themeluar kompaninë juridike “First-Consulting.Ch” në dy qendra në Zvicër, në Bern dhe Delémont, për t’u vënë në mbrojtje të drejtave të komunitetit tonë dhe shtetit tonë që më së shumti ka nevojë në këto kohëra për drejtesi.
Jam i lumtur ta konfirmoj se ekipa ime do jetë e përbërë nga njërzit profesional shumë kompetent që janë edhe në përfaqësim të shtetit Zvicran edhe në nivele Fédérative.
Së shpejti do t’i keni të gjitha informatat dhe adresat ku mund të na kontaktoni dhe lehtësoni brengat e juaja.
Do jemi një derë e hapur ku shqetësimet e juaja do t’i ndajmë së bashku !!!