Veprimtari Sali Bislimi u bënë thirrje shqiptarëve në Gjenevë që të votojnë për mikun e Kosovës, Pierre Maudet
06 mars 2021
| 20:06
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka thënë se nesër, më 7 mars, mbahen zgjedhjet në Gjenevë.
Ai ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 7 marsit në Gjenevë, shqiptarët të votojnë për politikanin zviceran, Pierre Maudet, që është pjesë e listës “Liberté et justice sociale”.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Maudet është në listën nr.1.
“Shqiptarë të dashur në kantonin e Gjenevës;
Nesër Gjeneva është në votimet parciale ku në listen nr. 1 është miku im dhe i Kosovës z, Pierre Maudet, nesër mos pritoni shkoni tek kutitë e votimit dhe mos harroni se një votë për Pierre-in është edhe votë për Kosovën. Paraprakisht ju faliminderit, zoti ju bekoftë”, ka shkruar Bislimi.