Veprimtari Sali Bislimi uron Ditën e Flamurit me një mesazh të veçantë

27 nëntor 2024 | 18:23

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Ai ka postuar një fotografi në “Facebook” me plis të bardhë në kokë dhe duke mbajtur në duar flamurin kombëtar, si dhe ka përcjell një mesazh se ky flamur bën lidhjen e thellë me historinë, kulturën, simbolizon luftën e lirisë, bashkimit dhe unitetit, dinjitetit, barazisë, dhe aspiron bashkimin e trojeve shqiptare.

“Urime dita e Flamurit! Ky flamur bën lidhjen e thellë me historinë, kulturën, simbolizon luftën e lirisë, bashkimit dhe unitetit, dinjitetit, barazisë, dhe aspiron bashkimin e trojeve shqiptare. Qoftë kjo festë burim frymëzimi dhe motivimi për të gjithë shqiptarët, sot dhe gjithmonë! Gëzuar”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Materialet zgjedhore që kanë të bëjnë me votimin jashtë vendit,…