Veprimtari Sali Bislimi uron Talat Xhaferin për zgjedhjen kryeministër
Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ai ka theksuar se vizioni dhe misioni i liderit Ali Ahmeti po jep rezultate dhe efekte pozitive për stabilitetin, paqen, sigurinë, dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të rajonit.
“Përzemërsisht e përgëzoj dhe e uroj Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për shtetin fqinje si dhe një mësim për të gjitha vendet e rajonit se barazia etnike, politike dhe demokratike është kyçe për progresin dhe integrimin euro-atlantik të të gjithave vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vizioni dhe misioni i liderit Ali Ahmeti po jep rezultate dhe efekte pozitive për stabilitetin, paqen, sigurinë, dhe perspektiven Evropiane të RMV dhe të gjitha vendeve të rajonit!”, ka shkruar në “Facebook” Bislimi.