
Veprimtari Sali Bislimi vendos posterin e Thaçit në qytetin Delémont të Zvicrës (video / foto)
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbushi 57 vjet.
Me rastin e ditëlindjes së tij, veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër, ka bërë një akt simbolik e domethënës. Ai zyrat e tij në qytetin Delémont ka vendosur posterin e Thaçit me mbishkrimin: “I angazhuar për liri: Hashim Thaçi një lider për ta liruar”.
“Urime ditëlindja president Thaçi! Në rastin e ditëlindjes se tij një poster për disa ditë në sheshin e qytetit Delémont, ku me prezencë na nderoi edhe deputeti kantonal i kantonit Jura miku im, Raoul Jeaggi. Liria presidentit Thaçi promovon bashkëjetesën në paqe mes komuniteteve në Ballkan. Një drejtësi e vonuar është një padrejtësi. Gjykata Speciale në mungesë të provave ajo prolongoi procesin duke ia vazhduar paraburgimin presidentit Thaçi për të vetmin qëllim për t’i krijuar dhimbje dhe mërzi në proces, një njeriu që me gjithë qenien e tij mbrojti një popull nga padrejtësia dhe barbaria dhe futi Kosovën e lirë në shekullin e ri”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Ai ka thënë se tani jemi në fund të procesit ku liria e presidentit është e domosdoshme për t’i dhënë forcë rajonit, për t’i zgjidhur problemet e së kaluarës dhe ndërtimin e të ardhmes në paqe dhe demokraci.
“Miku im deputeti kantonal Raoul Jeaggi na nderoi sot me prezencë dhe solidaritet për presidentin! Me ketë poster do të udhëtojë në qendrat evropiane. Në Parlamentin Evropian, Zviceran, në Këshillin e Evropës dhe në Hagë! President të presim në mesin tonë për t’i dhënë vendit rëndësinë, demokracinë dhe pajtimin. Edhe 100. Urime!”, ka shkruar veprimtari Sali Bislimi.