Veprimtari Sali Bislimi: Vota për PDK-në është garanci e Republikës!
14 janar 2025
| 22:59
Veprimtari Sali Bislimi, i cili ka dhënë kontribut për Kosovën në të gjitha kohërat, e veçmas në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dalë në përkrahje të PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Bislimi ka shkruar në “Facebook” se sfida dhe suksesi bashkohet me Bedri Hamzën.
“Sfida dhe suksesi bashkohet me Bedri Hamzën, vota për PDK-në është garanci e Republikës! Ngjyra gjelbert është kaluese e kuqja është stopim! Mbi themelin e PDK-së qëndron Kosova”, ka shkruar Bislimi.