Vera e ‘nxehtë’ e Wanda Narës (Foto)
27 qershor 2018
| 11:14
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, po i vijojnë pushimet verore, duke përfituar edhe nga lënia jashtë botërorit e sulmuesit argjentinas.
Pas disa ditësh në një tur afrikan, tashmë çifti është duke u relaksuar në plazhe të ndryshme, së bashku me pesë fëmijët e tyre.
Gjithsesi ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, ka qenë bashkëshortja menaxhere e Icardit, Wanda Nara.
Modeluesja argjentinase është treguar e pakursyer në “Instagram”, ku ka postuar vazhdimisht foto nga pushimet, ndërsa shpesh ka pozuar në pozicione vërtetë “të nxehta”. (TCh)