Vera e vitit 1945 shitet në një vlerë rekorde, 17 herë më shumë sesa vlen ajo
15 tetor 2018
| 14:29
Një shishe verë Burgundy është shitur për një shumë rekorde prej 424 mijë funta, 17 herë më shumë se sa vlen ajo.
Vera Romanee-Conti, ishte një nga vetëm 600 verat e prodhuara në vitin 1945, doli në ankand gjatë ditës së shtunë në New York.
Çmimi final i shitjes, duke përfshirë taksat dhe komisionet, kaloi çdo vlerë të deri tanishme të shitjes së një vere.
Romanee- Conti konsiderohet si verë më e mirë e Burgundit dhe është një nga prodhuesit më prestigjioz në botë.