Vera Ora uron bashkëshortin me rastin e ditëlindjes
12 mars 2020
| 13:22
Babai i këngëtares Rita Ora, Besnik Sahatçiu Ora, sot feston ditëlindjen. Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta ndër to nuk ka munguar edhe ai publik i bashkëshortes së tij, Vera Orës.
“Gëzuar ditëlindjen. Ju jeni aq i dashur për zemrën time, e doni vendosmërinë dhe përpjekjen tuaj për ta mbajtur familjen të fortë dhe të jashtëzakonshme. Të dua zemrush”, është shprehur ajo pranë një fotografie të postuar në rrjetet sociale, ku çifti shihen së bashku.