Verë e bereqetshme për futbollistët shqiptarë

31 dhjetor 2020 | 20:10

Pavarësisht prej virusit “Korona”, afati kalimtar për futbollistët shqiptarë ka qenë i bereqetshëm.

Transferimi më i madh mund të vlerësohet ai i sulmuesit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe në Lazio për 20 milionë euro, mirëpo nuk duhet harruar edhe kalimin e Amir Rrahmanit nga Verona te Napoli.

Ndërsa në Serinë A u transferua edhe një futbollist “dardan”, Mërgim Vojvoda, i cili iu bashkua Torinos nga Standardi. Ndërsa mesfushori Valon Berisha iu bashkua Arbër Zenelit në skuadrën e Reimist në Francë.

Nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë spikat transferimi i Marash Kumbullës nga Hellas Verona te Roma.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në thuajse 1 vit pandemi, studiot më të mëdha kinematografike…