Verë, ushqime e këngë, Grenell publikon video nga gostia në Beograd
23 shtator 2020
| 09:56
Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun, bashkë me delegacionin amerikan, zhvilloi disa takime në Beograd.
E pas përfundimit të takimeve, Grenell me të tjerët, siç duket kaloi kohë të mirë me presidentin e kryeministren e Serbisë, si dhe zyrtarë tjerë të Beogradit, shkruan lajmi.net.
Bashkë me Grenell ishin edhe pjesëtarët e delegacionit amerikan, në një gosti me ushqim e verë.
“ Serbët e amerikanët në Beograd duke kënduar për Alabaman dhe Virginian Përendimore në një natë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Grenell.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1308627227731521538?s=20