Verifikimi i kandidatëve të subjekteve politike, Daka takon kryesuesin e KGJK-së
13 janar 2021
| 13:43
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka takuar sot kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.
Në njoftimin për media thuhet se u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021, raporton “Epoka e re”.
Daka dhe Çoçaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.