Verifikimi i votave për partitë ndryshon ndarjen e ulëseve: PDK-ja ‘ia merr’ për momentin një deputet LDK-së

21 shkurt 2025 | 11:05

Verifikimi i rezultatet preliminare të votave për subjektet politike ka ndikuar në numrin e ndarjes së ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Pasi KQZ-ja ka verifikuar votat e partive në mbi 92 vendvotime, PDK-së i është shtuar një deputet, kurse LDK-së i është hequr një deputet.

Sipas këtij rezultati, tani PDK-ja ka 26 deputetë, ndërsa LDK-ja 19.

Gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Meqenëse ende nuk janë verifikuar votat në disa vendvotimeve në Prishtinë, Pejë e Podujevë, ky rezultat mund të ndryshon. Duke pasur parasysh numrin më të madh të votave të LDK-së në këto komuna, në fund të procesit prapë rezultati mund të jetë 25-20 me numër të deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar një status të…