Verifikimi shtesë i llogarive për shtesat e fëmijëve, Ministria e Financave del me sqarim
17 shtator 2024
| 11:06
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat për fëmijë.
MFPT ka thënë se ky veprim është bërë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë, derisa ka thënë se ata që s’kanë pranuar ndonjë njoftim në e-Kosova dhe e-mail adresat e tyre, s’kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim.