Veriu i Kosovës: Arenë Konflikti për Pasuritë Nëntokësore dhe Interesat e Fuqive të Mëdha
Shkruan: Ismet Mulaj
Pjesa veriore e Kosovës po mbahet peng dhe nuk po gjen zgjidhje për shkak të pasurive të saj nëntokësore, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm ekonomik dhe strategjik.
Ky rajon është bërë arenë e një konflikti të heshtur mes fuqive të mëdha perëndimore, të cilat po luftojnë për dominim dhe kontroll mbi këto resurse të vlefshme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi gjysma e lëndës së parë për predha dhe armë të tjera vinte pēr Nazizmin nga Trepça, dhe kjo zonë kontrollohej drejtpërdrejt nga Hitleri, duke dëshmuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij rajoni.
Kjo situatë e ndërlikuar nuk është më një çështje thjesht mes Kosovës dhe Serbisë, por një betejë e interesave globale, ku fuqitë e mëdha përplasen për ndikim dhe pushtet.
Pavarësisht tensioneve lokale, është e qartë se zgjidhja e çështjes së veriut po bëhet gjithnjë e më komplekse për shkak të këtyre interesave ndërkombëtare, ku garohet për kontrollin e burimeve nëntokësore dhe avantazhin strategjik që ky rajon ofron.
Kështu, veriu i Kosovës është kthyer në një fushëbetejë ku përplasen forcat e mëdha dhe ambiciet gjeopolitike, duke lënë anash interesat dhe mirëqenien e qytetarëve vendas.