Vermaelen: Formati i Evropianit i padrejtë, disa luajnë në shtëpi, disa jashtë

23 qershor 2021 | 17:20

Formati i ri i Kampionatit Evropian të Futbollit nuk po i bind aspak lojtarët.

Ky turne po luhet në 11 qytete dhe problemi është se disa ekipe luajnë të gjitha ndeshjet e grupit në shtëpi (Spanjë, Itali, Danimarkë dhe Gjermani), ndërsa të tjera duhet të udhëtojnë në të gjithë Evropën për ndeshjet e tyre. Sipas mbrojtësit të Belgjikës, Thomas Vermaelen, kjo është shumë e padrejtë.

“Ky format është i padrejtë. Ka skuadra që i luajnë ndeshjet e grupit në shtëpi dhe të tjera që duhet të udhëtojnë. Këto udhëtime nuk janë të mira për trupin e sportistit, sidomos në një turne kaq të shkurtër. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë”, ka thënë Vermaelen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gareth Southgate ka thënë se Anglia është e gatshme…