Vërmicë, parandalohet kontrabanda me ushqime të detit
26 shkurt 2024
| 13:30
Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar një rast i kontrabandimit të produkteve ushqimore.
Dogana ka njoftuar se pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.
“Malli i padeklaruar është si vijon: Karkaleca: 60 kg neto; Kallamar dhe oktapod 59.5 kg; Gjel deti me Aragost 8.5 kg neto, Pesha totale e mallit është 128 kg. Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore”, ka njoftuar Dogana.