Verona kërkon 30 milionë euro për Kumbullën
31 mars 2020
| 13:16
Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën.
Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin.
Skuadra si Chelsea, Interi, Napoli, Evertoni, Lejepzigu dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe do të përpiqen ta transferojnë.
Nga kjo kërkon të përfitojë Verona, që tashmë ka ngritur çmimin e futbollistit. Ndryshe nga më parë kur kërkonte 25 milionë euro, tashmë klubi i futbollistit shqiptar kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, çmim që përsëri mund të rritet.