Verrati: Anglisë i dhuruan penallti bujare
09 korrik 2021
| 10:51
Italia dhe Anglia janë dy skuadrat finaliste të Kampionatit Evropian teksa do të ndeshen me njëra-tjetrën më 11 korrik.
Mesfushori italian Marco Verrati ka ndezur sfidën duke thumbuar Anglinë për sfidën ndaj Danimarkës. Mesfushori i PSG-së u shpreh se ndaj “Tre Luanëve” u dha një penallti bujare pasi nuk ishte.
“E pamë ndeshjen e Anglisë me Danimarkën. Nëse do të kisha qenë gjyqtar nuk do ta kisha dhënë penalltinë. Unë mendoj se ishte një penallti ‘bujare’, por është pjesë e futbollit dhe mund të ndodhë. Sidoqoftë, në sfidën e të dielës mendojmë se do të zgjedhet një gjyqtar i shkëlqyeshëm, një i mësuar me Ligën e Kampionëve dhe ndeshje të rëndësishme dhe që nuk e lë veten të ndikohet, kështu që nuk kemi frikë për këtë”, ka thënë Verrati.