Verratti kërkohet nga Man Unitedi

08 maj 2023 | 11:21

Manchester United kërkon shërbimet e yllit të Paris Saint-Germain (PSG), Marco Verratti.

Sipas “Fichajes”, Man United është i interesuar për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e PSG, Marco Verratti në merkaton e ardhshme.

Sipas raportit, mesfushori italian nuk është i kënaqur me drejtimin aktual të PSG-së dhe po mendon të largohet nga klubi.

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e sheh atë si një partner ideal për Casemiro dhe do të donte që “Djajtë e Kuq” të shkonin për të.

Verratti ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2026 dhe sipas “Transfermarkt” vlerësohet 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Uilliam dhe Princesha Kate të dy kishin veshur rroba zyrtare me kërkesë të Mbretit…