“Versace” blihet nga Michael Kors me një shumë marramendëse
27 shtator 2018
| 11:19
“Versace”, shtëpia italiane e modës, e themeluar nga Gianni Versace 40 vjet më parë, do të blihet nga Michael Kors.
“BBC” ka raportuar se shtëpia amerikane e modës është pajtuar për blerjen e firmës italiane në një marrëveshje me vlerë rreth dy miliardë dollarë. Familja “Versace” ende zotëron 80 për qind të kompanisë.