Vërshime edhe në Turqi, gjashtë të mbytur e dy të zhdukur

15 korrik 2021 | 23:13

Si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve, viktima po raportohen edhe në Turqi.

Atje mediat turke raportojnë se rrëshqitjet e dheut u morën jetën gjashtë personave në provincën Rize, pjesë e rajonit të Detit të Zi.

Kjo tragjedi raportohet se ndodhi një muaj para përvjetorit të katastrofës së fundit, të ngjashme, derisa raportohet edhe për të zhdukur.

Ekipet e kërkim – shpëtimit gjithashtu kërkuan për dy personat që u zhdukën pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës pasuese të mërkurën vonë.

Epiqendra e katastrofës ishte zonat Güneysu dhe Çayeli, të vendosura në kodra të thepisura në një terren sfidues ku malet shkojnë paralel me detin.

Një reshje e madhe shiu që filloi të mërkurën pasdite, u intensifikua në orët në vijim, duke çarë copa toke nga kodrat dhe duke grumbulluar mbeturinat në rrugët e përmbytura nga ujërat e vërshuara.

Autoritetet mobilizuan ekipet e kërkimit dhe shpëtimit mbi raportet e rrëshqitjeve të dheut.

Bursa Valiliğinden Sel Felaketine İlişkin Açıklama Yapıldı - BURSA -  Bursa'nın ilk ve tek kadın gazetesi

Son dakika FACİA! Bursa'da sel can aldı! 5 kişi hayatını kaybetti, 1 kişi  kayıp! - Haberler - Son Dakika Haberleri

Bursa′daki sel felaketinde ölü sayısı 5′e yükseldi | Türkiye | DW |  22.06.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë në emisionin Pressing…