Vërshime në Shkodër, kërkohet ndihma e ushtrisë
08 janar 2021
| 12:22
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa zona të Shqipërisë. Në zonën e Shkodrës, rruga e “Obotit” është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.
Bashkia e Shkodrës ka kërkuar pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e “Obotit”.
Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 hektarë tokë, raporton “A2 News”.
Gjatë natës, ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë për shkak të reshjeve.
Hidrometri në lumin Buna ka treguar rritjen e nivelit në 5.80 cm.