Vërshime të mëdha në Vushtrri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

15 qershor 2023 | 00:26

Në qytetin e Vushtrrisë sonte ka vërshime të mëdha si pasojë reshjeve të shiut.

Për këtë situatë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena. Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhet në njoftim.

Komuna ka ftuar qytetarët të cilët banojnë afër lumit Podranqa dhe Tërstena që të përgatiten për evakuim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha foli në lidhje me zhvillimet…