Vërshimet e fundit, Ahmeti: Kryetarët e komunave t’i aktivizojnë shtabet e krizave

06 tetor 2020 | 11:32

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar në lidhje me vërshimet e fundit në disa komuna të Kosovës.

“Pas vërshimeve të fundit në disa zona të Kosovës,(gjendja ishte më e rëndë në komunën e Pejës dhe Deçanit), Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime të mundshme sot, në rajonin e Prizrenit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se kryetarët e komunave në bashkëpunim me agjencinë për menaxhimin e emergjencave (AME), duhet t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset.

“T’i aktivizojnë shtabet e krizave, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së prekur dhe të rrezikuar nga këto vërshime të shpejta”, ka shkruar drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka shkruar në llogarinë e…