Vërshimet e fundit në Drenas mbulojnë disa ura dhe toka bujqësore

31 janar 2021 | 17:09

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë të shtunës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, ku lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër të Komunës së Drenasit, po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

“Ekipet emergjente janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore. Ftojmë qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe t’u shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat…