“Vërshimet, ende asnjë cent nuk është ndarë nga qeveria për familjet e prekura”

25 janar 2023 | 16:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria Kurti ende nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e prekura nga vërshimet.

Ai i ka bërë thirrje qeverisq që t’u ndajë këtyre familjeve një shumë fikse për gjërat elementare të jetës.

“Shumë vendime qenkan marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skenderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë e komuna të tjera. Rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara”.

“Ftoj qeverinë t’u ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare të jetës: shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike. Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht. Asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike. Ka kohë për vlerësim të detajuar të dëmeve, si në ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe në biznese e bujqësi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës,…