Vërshimet, KRU ‘Prishtina’: Gjendja më e rënduar është në Fushë Kosovë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar për gatishmërinë e tyre si pasojë e vërshimeve mbi vendin tonë, si shkak i vërshimeve ku janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore, të cilat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit që pason me problemin e ujit të pijshëm.
Sipas tyre gjendja më rënduar është në Fushë Kosovë.
“Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë ku kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht 2 puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotëni! Sistemet prodhuese në NjOU Shtime, Lipjan, Peran, Vragoli dhe Miradi të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë afër rrezikut për t’u vërshuar, andaj jemi duke punuar me kapacitete të reduktuara. Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas të cilat furnizimin e kanë nga kanali Ibër Lepenc, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.