Vërshimet në Kosovë, Mehaj: FSK-ja është e gatshme të veprojë
Reshjet e mëdha të shiu kanë shkaktuar verishme në disa pjesë të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja është e gatshme me të gjitha kapacitet e saj të veprojë në terren.
“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave. FSK-ja si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.