Vërshimet në Pejë, fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ dhuron 17 mijë euro për familjen Ademaj

13 tetor 2023 | 14:19

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurosh në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.

Familja Ademaj, gjatë verës së këtij viti është goditur nga vërshimet dhe përveç dëmeve materiale, familja ka humbur edhe dy familjarë.

“Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij në këto raste tragjike dhe njofton donatorët se për t’u informuar rreth kontributeve të tyre nëpërmes ‘GO FUND ME’, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike +383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave”, ka shkruar Behgjet Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka mbajtur…