Vërshimet në Pejë, Haliti: Qeveria t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara
25 qershor 2023
| 20:24
Për vërshimet në Pejë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Ai ka shkruar në “Facebook” se është i shokuar me tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dy qytetarë, nënë dhe bir dhe u lënduan disa të tjerë.
“Familjes së viktimave u shpreh ngushëllime të sinqerta, kurse të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Haliti.
Ai ka ftuar Qeverinë e Kosovës që t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara dhe që së bashku me institucionet komunale të merret seriozisht me infrastrukturën, përfshirë kanalizimet, në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më.