Vërshimet në Skenderaj, kryetari Nura bën thirrje për ndihmë (dokument)
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë thirrje për ndihmë pas vërshimeve në këtë komunë.
Ai në “Facebook” ka bërë publik numrin e xhirollogarisë bankare, ku njerëzit e vullnetit të mirë dhe përfaqësuesit e bizneseve mund të kontribuojnë për ndihmë.
“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë. Të dashur përfaqësues të bizneseve dhe të dashur bamirës. Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale”, ka shkruar Nura.