Vërshimet në Skenderaj, Malisheva ndihmon me pako ushqimore
22 janar 2023
| 18:13
Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten në Kosovë, shkaktuan vërshime në disa komuna.
Ndër më të goditurat ishin Skenderaj e Mitrovica, qytetarëve iu shkatërrua një pjesë e pasurisë.
E për t’u rimëkëmbur iniciativa kanë marrë shumë njerëz, biznese e fondacione.
Në mesin e tyre ka edhe nga komuna e Malishevës.
Kryetari Ekrem Kastrati, dorëzoi pako ushqimore për familjet në nevojë në Skenderaj.
Kastrati u shpreh tejet i lumtur me këtë iniciativë.
“Jam tejet i lumtur me ekipen organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset tona, që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet në fjalë, dhe urojmë që jo vetëm Skenderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore”, tha Kastrati.