Versioni i ri i koronavirusit, D614G, më i rrezikshëm se origjinali

03 nëntor 2020 | 08:24

 

Versioni i ri i SARS-CoV-2, që sot është dominues në botë, mund të jetë më i rrezikshëm se origjinali, sipas një studimi amerikan, që ka vëzhguar 5 000 pacientë në një spital të Teksasit. Studimi zbuloi se 99,9 % e infeksioneve janë shkaktuar nga versioni i ri i koronavirusit, që quhet D614G.

Mendohet se aktualisht, rreth 85 % e rasteve me Covid-19 në të gjithë botën janë me variantin e ri të koronavirusit. Sipas ekspertëve, versioni D614G është shfaqur për herë të parë në Evropë, në shkurt të këtij viti, dhe u përhap shpejt./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm…