Verstappen: Botërori në Formula 1 është i mbyllur
“Është shumë e vështirë ta rihapim botërorin e Formula 1. Kjo vlen edhe për mua. Që të ndodhë kjo gjë, duhet që Hamiltoni të jetë piloti më i pafat në botë në pjesën e dytë të sezonit”, u shpreh Max Verstappen për “Telegraaf”.
Piloti holandez i Red Bullit shprehet se ka hequr dorë nga titulli kampion këtë vit. Ai konfirmon se makina austriake ka nisur që tani punën për 2020-n. “Po punojmë që t’i ngushtojmë dallimet me Mercedesin, ndërkohë që sinjalet e marra janë pozitive. Me motorin Honda kemi mundësi ende të përmirësohemi. Unë dua të fitoj, nuk më intereson të dal i dyti”, ka thënë Verstappen.
Gara e radhës e Botërorit të Formulës 1 është në Belgjikë. “SPA është pista ime e preferuar. Është gjithnjë kënaqësi kur pilotoj aty. Këtë herë tifozët e mi do të kenë një tribunë speciale, që do ta ngjyrosin me portokalli”, ka deklaruar Verstappeni.