Verstappen: Daniel Ricciardo është shoku im më i mirë i skuadrës

14 janar 2025 | 14:03

Në moshën 27-vjeçare, Max Verstappen nuk është më një pilot i ri në Formula 1, ndërkohë që ka fituar edhe 4 tituj kampionë bote. Holandezi, pasi bëri debutimin e tij si “i mitur”, tashmë ka 10 vjet që garon me më të mirët në botë, karrierë e cila pritet të vijojë gjatë. Në këto vite të karrierës së tij në Formula 1, Verstappen ka pasur dhe mposhtur mjaft nga shokët e tij të skuadrës.

Disa prej tyre i ka “shkatërruar” në pistë, si Albon, Gasly dhe Perez. Ndërsa me Carlos Sainz (në kohën e Toro Rosso) dhe Daniel Ricciardo (shoku i tij i parë i skuadrës në Red Bull) e përballuan rivalitetin. Në një intervistë, Verstappen pranon se Daniel Ricciardo ka qenë ishte një shkollë e vërtetë për të. “Daniel ishte padyshim shoku im më i fortë i skuadrës, kam mësuar shumë prej tij. Përvetësova shumë dhe i përfshiva ato mësime në bagazhin tim të karrierës”, ka thënë holandezi për “Blick”.

Ndërsa për Perez, i cili u largua disa javë më parë nga Red Bull, tha: “Ne ishim një ekip i mirë për katër vjet. Sergio ka qenë gjithmonë besnik dhe kjo është një cilësi që e vlerësoj shumë. Lawson? Nuk e di se si do të shkojë, rëndësi ka që Red Bull të rikthehet sërish kampione”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar…