Verstappen: Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha garat

07 korrik 2023 | 12:52

Gara e fundit në Austri tregoi se Max Verstappen nuk dëshiron t’u lërë asgjë rivalëve të tij, madje as thërrimet. Dëshira për të marrë edhe pikën e xhiros së shpejtë bëri që kampioni i botës në Formula 1 të hyjë në bokse dhe ta realizojë atë, duke ia hequr atë pikë shokut të tij të skuadrës.

Në prag të garës së Silverstone, që zhvillohet këtë fundjavë në Angli, piloti holandez i Red Bull ka thënë: “Si skuadër në dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha garat e këtij sezoni. Ky është një objektiv i mundshëm, por jo i lehtë për t’u arritur. Ka ende shumë gara për t’u zhvilluar, ndërkohë që një gabim mund të ndodhë dhe të humbas”.

Dy herë kampioni i botës ka arritur në kuotën e 42 fitoreve në Formula 1, në një moshë që të tjerët nuk e imagjinonin dot një gjë të tillë. “Jam krenar për këto shifra, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë. Për sa kohë ke fatin me vete si dhe një makinë kompetitive është normale që të arrish këto rezultate me kaq shumë gara”, ka deklaruar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik…