Verstappen: Do të shpallem kampion bote edhe këtë vit

18 mars 2022 | 13:40

Nga Bahrein, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen ka lëshuar sfidën.

Kampioni i botës në fuqi u shpreh se edhe këtë vit do të shpallet kampion, duke mbrojtur titullin fituar mes aq shumë polemikave në garën e fundit.

“Mirëpres mes pretendentëve këtë vit Ferrarin dhe kjo do të bëjë më të bukur garën. kanë qenë të fortë në prova dhe do të jenë kompetitivë bashkë me ne dhe Mercedes”, ka thënë Verstappen. “Kush e fiton garën e parë sezonale? Unë. Kush do ta fitojë titullin? Sërish unë. Rregulli i parë është besimi te vetja dhe unë asnjëherë nuk heq dorë. Jemi përmirësuar por nuk e di se deri ku. Të dielën do të kuptojmë realisht gjendjen e skuadrave”, u shpreh Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus,…