Verstappen: Dua ta mbroj titullin në Formula 1

16 maj 2022 | 17:01

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është shprehur se ndihet i motivuar për të mbrojtur titullin kampion në këtë duel ndaj Charles Leclerc me Ferrari.

“Thashë se nëse fitoj një titull, atëherë objektiv im në Formula 1 është i përmbushur. Dhe, se gjithçka që do të vijë më pas do të jetë një bonus, që do ta shijoj. Nuk është sikur të thuash që fitosh një titull dhe tani të shkojmë të festojmë, pasi nuk jam më i motivuar. Përkundrazi. Tani mendoj se motivimi është edhe më i madh, për t’u përpjekur që të përjetoj sërish atë emocion si vjet. Tani më pëlqen më shumë të shijoj edhe fundjavat pushim me familjen time, duke qenë larg garave”, u shpreh Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telenovela “Kylian Mbappe” duket se është drejt fundit, ndërsa tashmë…