Verstappen: Dua të fitoj në Meksikë
Max Verstappen po kalon një çast shumë të mirë në Formula 1, prandaj kërkon në Meksikë fitoren e dytë sezonale.
“Në Amerikë arritëm një rezultat disi të papritur. Pas problemeve ditën e shtunë në prova, fillimi i garës ishte fantastik dhe pas xhiros së parë e pashë veten në pesë vendet e para”, u shpreh piloti holandez Max Verstappen, që u nis nga vendi i 15-të por, në fund, u rendit i dyti. Ky është podiumi i dytë radhazi për pilotin e Red Bullit, pas vendit të tretë në Japoni dy javë më parë dhe tashmë ai kërkon diçka më shumë nga gara e radhës në Meksikë.
“Pas dy podiumeve është normale që të kërkoj një tjetër rezultat të mirë edhe në Meksikë. Madje synimi është fitorja, edhe pse mund të jetë e vështirë me Hamiltonin që kërkon fitoren dhe titullin. Jam i kënaqur me paraqitjen e deritanishme dhe rezultatet e arritura. Jemi të shpejtë dhe me pak fat e kujdes mund të korrim të tjera suksese këtë sezon”, deklaroi piloti Max Verstappen, që këtë sezon ka korrur vetëm një fitore.