Verstappen: Ferrari kishte më shumë ritëm, pjesa e dytë e sezonit më e vështirë
Max Verstappeni triumfoi në garën e Kanadasë, por ai ishte në ankth për fitoren deri në kthesën e fundit, pasi ishte nën presionin e Carlos Sainzit me Ferrari.
Ata dueluan deri në metrat e fundit, por në fund triumfoi holandezi i Red Bullit, që u shkëput edhe më shumë nga rivalët në renditje. Gjithsesi, kampioni i botës në Formula 1 shprehet se kjo garë tregoi se “kokëkuqja” ishte sërish kompetitive si në garat e para sezonale. “Në këtë garë Ferrari kishte një ritëm më të mirë se i yni. Ka disa leksione që morëm nga kjo garë që duhet t’i analizojmë, përse ndodhi kjo gjë”, ka thënë Verstappeni.
“Nuk isha në gjendje të realizoja një xhiro të shpejtë si Carlos, ndërkohë që me gomat patëm disa probleme. Pilotova në maksimum në xhirot e fundit, duke u përpjekur të mos gaboi. Fitorja është e rëndësishme, por duket se në disa gara jemi më në formë, në disa gara është Ferrari”, ka deklaruar Verstappeni.